Shokuese/ Aktori i njohur qëllon mamanë e fëmijës së tij, më pas kryen veprimin e rëndë ndaj vetes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një aktor i njohur është gjendur i pajetë në Mayfield.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të martën dhe dyshohet se aktori Hagen Mills ka kryer vetëvrasje pasi ka qëlluar një grua në një rezidencë.
Sipas shefit të policisë së Mayfield, Nathan Kent, oficerët morën një telefonatë në orën 5 të mbasdites për një grua që ishte qëlluar me armë.
Kur mbërritën në vendin e ngjarjes, ata panë se shtetësja Erica Price, 34 vjeçe, ishte plagosur nga arma në krahë dhe kraharor.
Price u shpreh se aktori 29 vjeçar kishte njoftuar policinë që qëlloi gruan dhe më pas kreu vetëvrasje me armë.
Price ndërkohë është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme. 34 vjeçarja është mamaja e vajzës së Mills, ku edhe e bija ishte e pranishme në shtëpi në kohën e incidentit bashkë me gjyshen e saj, mamanë e aktorit. Policia e ka trajtuar këtë ngjarje si një përpjekje për vrasje dhe vetëvrasje.
Aktori Hagen Mills u bë i njohur për rolet e tij në filmat “Bonnie & Clyde: Justified”, “Baskets”, etj.