Shoku i ish-burrit e quajti tradhtare, Monika tregon arsyen reale të divorcit

Monika Lubonja ka reaguar pas thashethemeve ndaj saj se ishte pikërisht tradhtia arsyeja e ndarjes me ish-bashkëshortin e saj, Genci Pasko.

Artistja shqiptare la të nënkuptohej në shtëpinë e Big Brother Vip se ishte tradhtuar nga ish/zv.ministrit të Turizmit. Pasi lajmi u bë viral, reagoi në një koment në Panorama Online një mik i politikanit të ndjerë, i cili u shpreh ishte pikërisht ajo që filloi me tradhtitë e njëpasnjëshme.

Gjatë një interviste pas daljes nga BBV, Monika është shprehur se fjalët e saj janë shtrembëruar dhe ky është një thashethem. Ajo u shpreh se nuk ka thënë në asnjë moment se ish-bashkëshorti e ka tradhtuar, duke theksuar se u ndanë ngaqë nuk shkonin mirë.

Aktorja u shpreh se ka pasur marrëdhënie të shkëlqyer me Genci Paskon. “Ky është shtrembërim. Është një thashethem skandaloz. U hodh nga Sheila një temë bisede dhe fola dhe unë, kaq”.

“Ky ka qenë sensi i bisedës, por nuk e kam pasur për ish-bashkëshortin tim. Kjo ka qenë një temë, që është luajtur nga njerëzit e tjerë. Kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me bashkëshortin tim”.

“Ne thjesht jemi divorcuar, sepse nuk shkonim me njëri tjetrin dhe për mos të filluar këto problemet që dalin në çift dhe për vajzën tonë, për të qenë të ndershëm me veten, atëherë menduam për sa kohë marrëdhënia jonë nuk shkon, divorci është zgjidhja më e mirë”.

Miku i të ndjerit pati shkruar se “ai i ka bërë hakën, se e ka merituar”. Ai vazhdonte duke shkruar: “Nuk dua të vazhdoj, sepse dua të respektoj mikun tim të ndjerë. Por s’ke faj ti. Ai miku ynë i ndjerë duhet të na dëgjonte, kur e pyesnim se çfarë e lidhte familjen e tij fisnike me Monikën”.