Shokon Tiziano Ferro në dokumentarin për jetën: Isha i alkoolizuar, bulimik, gay, në depresion dhe i famshëm

Sipas mediave italiane Ferro ka deklaruar se kur ka qenë në shkollë të gjithë e bullizonin dhe e quanin femër ndërsa muzika ishte e vetmja gje që e shtynte atë të ecte para.

Këngëtari italian Tiziano Ferro, ka bërë disa deklarata të rënda në dokumentarin për jetën e tij, me emrin “Ferro” që do të transmetohet në platformat online. Ai është shprehur se më parë ka qenë në depresion, si dhe madje ka pasur raste që të donte të kryente vetvrasje. Sipas mediave italiane Ferro ka deklaruar se kur ka qenë në shkollë të gjithë e bullizonin dhe e quanin femër ndërsa muzika ishte e vetmja gje që e shtynte atë të ecte para.

“Një natë anëtarët e grupit më bindën të pija. Dhe nga aty nuk ndaloja dot. Pija vetëm, pothuajse çdo ditë. Alkooli me jepte forcë për të mos menduar, por dhimbja dhe dëshpërimi po më shtynin të kryeja vetëvrasje. Kam humbur shumë raste dhe shumë miq. Isha një alkoolist. Alkoolizimi të bën të dukesh ndryshe përballë të tjerëve. Isha thjesht një alkoolist, bulimik, gay, në depresion dhe i famshëm. Madje dhe ky epitet, i famshëm më dukej defekt, madje më i keqi. Nuk kam qenë kurrë i pari i klasës, isha një anonim, aspak i bukur apo me trup atlet, përkundrazi isha i shëndoshë, i ndrojtur, të tjerët më thonin bullafiq, je si femër, pa fat. Isha gjithmonë në pritje të dikujt që të më dilte në krah, por nuk ndodhte kurrë. Jetoja nën frikë, i zemëruar dhe fyhesha gjithmonë. Më pas fillova të këndoja dhe për herë të parë pashë që bota ndryshoi. Muzika ishte e vetmja gjë qe kisha. Ishte si një rrugë për t’u shprehur në një botë, e cila nuk më njihte”, përfundon artisti italian.

Filmi dokumentar që pritet të dalë së shpejti, dhe në të përshkruhet e gjthë jeta dhe karriera e këngëtarit si në momente të bukura edhe në ato dramatike.

(I.A/dosja.al)