Shokon moderatorja shqiptare: “Burri im mund ta bëjë një djalë me kë grua të dojë”
Ditën e sotme në emisionin “Kush vjen për drekë” ka qenë e ftuar moderatorja e famshme e “Ora News”, Dajana Shabani, e cila krahas gatimit, ka folur edhe për jetën e saj private.Në qendër të bisedës sigurisht ka qenë dhe vajza e saj Marlena, e cila siç rrëfeu Dajana, është shumë e ngjashme në karakter me të.“Bashkëshorti kuptoi që do t’i duhet të përballojë 2 Dajana!”, rrëfeu ajo.Por e pyetur nëse bashkëshorti tashmë dëshiron edhe një djalë që ta ketë të ngjashëm me veten, Shabani i habiti të gjithë duke thënë se ai mund ta bënte djalin me kë grua të donte.“Mund të gjejë çdo grua në botë të bëjë një djalë sepse unë e kam ndarë mendjen që dua të kem vetëm një”, u shpreh Dajana.