Shokon Kastro Zizo; të ftuarit i shkojnë në fejesë, ai dhe partnerja zhduken


Ditën e djeshme, përmes një mesazhi telefonik kantautori Klevis Bega i njohur si Kastro Zizo njoftoi të gjithë miqtë, kolegët dhe gazetarët për fejesën e tij me një vajzë të panjohur në publik, të quajtur Elma Sulejmani. Dreka e fejesës do të mbahej sot në mesditë, por të ftuarit miqtë e kantautorit kur kanë shkuar në resortin në periferi të Tiranës nuk kanë gjetur aty as Kastron dhe as partneren e tij. Emra të njohur të televizionit, muzikës e medias mbërritën me dhuratat për artistin, por të gjithë mbetën të hapitur nga ky veprim i Kastros. Lajmi për anulimin e fejesës u bë i ditur nga kamarierët dhe menaxheri i restorantit, të cilët nuk dhanë asnjë shpjegim se çfarë kishte ndodhur me Kastron, me të cilin miqtë nuk kanë mundur dot të lidhen në telefon. Mes të ftuarve që mbërritën në festën që s’u organizua, ishin Rovena Stefa me të motrën Elisa, gazetari dhe opinionisti i “Top Show Magazine” Ervin Kurti, etj, të cilët nuk mund ta besonin këtë veprim të mikut të tyre Kastro.