Shokon e reja në Tiranë, shkon nudo në derë të prokurorisë (Video)

Ajo që është pak, por e sigurt është se jo vetëm zyrtarët e prokurorisë, por edhe kalimtarë e shoferë që u gjetën këtë të mërkurë në rrugë, mbetën të shokuar nga këto pamje…

Kjo vajzë e re e quajtur Claudia Sofia Carre Jaimes shkoi tërësisht e zhveshur në derë të prokurorisë së Tiranës. E shkujdesur si të ishte e veshur, ajo qëndronte në derë të prokurorisë, ndërsa qytetarë të shumtë mbetën gojëhapur.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, e cila përcjell edhe këto pamje, thotë se bëhet fjalë për një vajzë me kombësi të huaj. Gazetarja shprehet se e reja e ka ndërmarrë këtë veprim në shenjë proteste. Ajo mësohet se është kapur me kokainë dhe aktualisht është në proces gjyqësor. Gjatë kësaj kohe të resë i është bllokuar pasaporta dhe ka ngelur në Shqipëri.

Në video mund të dëgjohet një qytetar që ka vetëm një koment: “Ça bohet kshu mo vlla”./tvklan.al