Shokon Damiano i “Big Brother”, u dërgon 4 dashnoreve mesazh në grup për Shën Valentin

Damiano Agalliu është një ndër personazhet më të komentuar nga mediat rozë, i cili ka vendosur të bëjë ironi therëse për ditën e Shën Valentinit. Me anë të një postimi në Instastory ai ka nxjerrë një sekret nga “inbox-i” i tij, duke u dërguar mesazh në grup katër dashnoreve të tij me rastin e 14 shkurtit. Edhe pse ai e ka mohuar vazhdimisht një lidhje dashurie, sot ka zbuluar se ka jo 1, por 4 partnere, të cilave u ka nisur me sms të njëjtin mesazh.”Dashnore 1, dashnore 2, dashnore 3, dashnore 4″, i ka shënuar Damiano emrat e tyre. “Zemër gëzuar Shën Valentinin. Të kam gjënë më të çmuar në jetë. Të dua vetëm ty”, u shkruan ai. Sigurisht që kjo është një gallatë e tij për të gjithë ata që shtiren se kanë vetëm një person të shtrenjtë në jetën e tyre, por që në realitet frekuentojnë disa duke e zhvlerësuar këtë ndjenjë.