Shokon anëtarja e grupit të famshëm muzikor: Kam bërë seks me kolegen, ishte një gjë e këndshme
Një nga anëtaret e grupit të famshëm “Spice Girls”, Mel B, ka zbuluar një sekret rreth vajzave. Ajo ka rrëfyer se ka pasur një marrëdhënie seksuale me këngëtaren, Geri Halliwell” shumë kohë më parë kur grupi ishte në kulmin e suksesit.
Kjo deklaratë vjen dy muaj pas fillimit të turneut të ribashkimit të grupit britanik, shumë i njohur në vitet nëntëdhjetë.
“Ajo do të më vrasë, madje edhe burri i saj, Christian Horner. Ata janë një çift i përsosur dhe jetojnë të lumtur në fshat. Shpresoj që të mos e mohojë sepse ishte një gjë e këndshme”, tha Mel B gjatë filmimit të dokumentarit të “Life Stories” të Piers Morgan.
“Kjo ndodhi vetëm një herë. Ne gjithashtu qeshnim shumë”, shtoi Mel B, duke pranuar se ka frikë nga reagimi i koleges.
Në fund të intervistës, ajo bëri një koment të papritur dhe një kompliment për Halliwell: “Gjithsesi Geri ka një gjoks të shkëlqyer”.
Ndërkohë gazetari i njohur, Piers Morgan, ka konfirmuar se Mel B e ka telefonuar Geri-n pas intervistës, që t’i tregonte rreth rrëfimit që bëri për të.
“Kjo deklaratë nuk do ta pengojë ribashkimin e grupit dhe ato ende janë të entuziazmuara për të bërë sërish një tur së bashku. Por është bërë një prishje e miqësisë së tyre personale”, ka shtuar Piers.
Edhe pse Geri ende nuk i ka hedhur poshtë poshtë publikisht pretendimet e koleges së saj, mendohet se Halliwell po shqyrton dhënien e një deklarate brenda javës së ardhshme.