Shokohet Flori Mumajesi, sheh veten në një billboard të Times Square

Kantautori Flori Mumajesi në një postim në Instastory ka njoftuar ndjekësit, se në një billboard në Times Square në New York është emri dhe foto e tij. Kjo gjë Florit i duket e pabesueshme njësoj sikur po përjeton një ëndërr, ndaj ai ka kërkuar ndihmë nga fansat e tij në Instagram për të investiguar më shumë. “Për ata që si unë s’e besojnë investigoni dhe na ndihmoni!”, shkruan Flori në postimin e tij. Sapo u publikua kënga “Karma” e Flor Mumajesit në bashkëpunim me Brunon, Klajdin dhe Dj Vicky u kuptua menjëherë që ajo do të ishte një sukses i madh, jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj. E ideuar si një “Despasito” shqiptare, Flori&Co sollën një këngë me ritme latine e kënduar në gjuhën spanjolle. Klipi arriti shumë klikime që orët e para të publikimit në kanalin zyrtar në Youtube, ndërkohë që për momentin numëron plot 9,413,758 shikime.