Shokohen studiuesit! Endacaku i palarë prej 65 vjetësh dhe i ushqyer me kafshë të ngordhura gëzon shëndet të plotë

Një burrë 87-vjeçar ka habitur studiuesit, të cilët kanë konfirmuar se ai është në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht se nuk është larë për më shumë se 65 vjet dhe është ushqyer me kafshë të vrara në rrugë nga automjetet. Amou Jaji hoqi dorë nga larja 67 vjet më parë, pasi u bind se do t’i sillte fat të keq dhe përfundimisht do ta vriste. Për shkak të zgjedhjeve të tij të pazakonta të jetesës, Jaji e ka pasur të vështirë të bëjë miq apo të gjejë një të dashur.

Pavarësisht stilit të tij të jetesës, Jaji u mahnit kur zbuloi se fshatarët i ndërtuan një kasolle për të jetuar. Po mjekët që vizituan kasollen e tij në fshatin Dejgah në provincën jugore të Iranit, kryen teste për të zbuluar nëse Jaji kishte baktere të pashëndetshme apo sëmundje serioze, por për habinë e tyre ai çuditërisht rezultoi shumë i shëndetshëm.

Ekspertët ishin të interesuar të studionin se çfarë lloj formash jete, përfshirë parazitët, mund të ishin zhvilluar në trupin e tij, por në përfundim ata konfirmuan se ai nuk kishte asnjë sëmundje apo ndonjë parazit, pavarësisht mungesës së higjienës personale. Guvernatori lokal ka apeluar që njerëzit ta lënë të qetë endacakun e moshuar, duke thënë se pavarësisht pamjes së tij, ai kanjë shpirt i butë dhe nuk është kurrë i mërzitshëm për t’u takuar apo biseduar.

JOQ