Shkurta dhe Roberti bëhen fqinj: Ku do jetojnë artistët e njohur?

Trendi i lagjeve luksoze po i bën deshën apo nuk deshën shumë fytyra publike, fqinj me njëri-tjetrin.

Fati ka rastisur që edhe Shkurte Gashi dhe Roberti të jenë fqinj në blerjet e tyre të reja mirëpo, kjo me qejf të madh për shkak të shoqërisë që gëzojnë.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë artistët përmes postimeve në InstaStory.

“Përhajr na koftë shkurtë. Gjith të kom pasë shoqe dhe më në fund kojshi, veq me mujt Albertin me hekë. Na pa pare i morrëm por ju duheni me i pagu” – shprehet Roberti me doza humori si gjithmonë në InstaStory.

Tutje, këngëtari deklaron se “nuk blehet shtëpia por kojshia” dhe në këtë aspekt ata kanë qëlluar me shumë fat.

Lagja shtrihet pesë kilometra larg zemrës së Prishtinës në mbi 16 hektarë në zonën e Veternikut/Çagllavicës, e përqafuar nga dielli në të gjitha drejtimet, me gjashtë tipe të ndryshme të shtëpive.

/Prive.al