Shkurt & qartë! Khloé i kthen një përgjigje epike dikujt që e pyeti ‘A të mungon fytyra e vjetër’
Khloé Kardashian iu përgjigj shkurt dhe qartë një ndjekësi/eje që pyeti, siç duket me ironi, nëse i mungonte fytyra e vjetër.
Khloé tregoi për ndjekësit në Instagram se i mungonte motivimi për t’u stërvitur, por gjithsesi shkoi në palestër.
Pavarësisht se shumë nga njerëz e vlerësuan yllin e “Kardashians” për faktin që nuk hoqi dorë nga stërvitja, një person specifik e pyeti nëse i mungonte “fytyra e saj e vjetër”.
Ajo u përgjigj: “Jo.”
Fansat e Khloé-t qeshën me përgjigjen e saj. “Më pëlqen kjo përgjigje,” tha dikush. “Kaq brutale. Më pëlqejnë përgjigjet e tua Khloé,” shkroi një tjetër. “Përgjigjja jote është epike,” lexohet në një koment të radhës.
Njerëz të tjerë e quajtën komentuesin/en si “xheloz/e”, por personi sqaroi se thjesht “po pyeste nëse njerëzit ndihen të humbur duke parë reflektimin e tyre dhe një ditë të mos jenë në gjendje të njohin veten.”
Anabelmagazine