Shkurt dhe qartë, ja për çfarë është penduar më shumë Ylli Limani

Ylli Limani është një nga këngëtarët më të dashur të publikut shqiptar. Ai ka sjellë herë pas here projekte muzikore mjaft të suksesshme, të cilat janë kthyer gjithmonë në hite. Tekstet e këngëve që Ylli ka sjellë, i kanë bërë të gjithë të mendojnë se Ylli është lënduar në jetën e tij private. Megjithatë në një intervistë të dhënë disa javë më parë, ai pohoi se kënga ‘Nuk po kalojka’ është një dedikim për dikë në jetën e tij.

Së fundmi Limani ka zgjedhur t’i përgjigjet disa ndjekësve të tij në ‘Twitter’, duke i treguar detaje të tjera nga vetja e tij.

Teksa e kanë pyetur nëse ka ndonjë talent të fshehtë, Ylli ka pohuar se di të bëjë ‘rap’, ndërsa i pyetur se cila është gjëja për të cilën është penduar më shumë, ai është përgjigjur: “Që jam munduar t’i shpëtoj disa njerëz edhe prej vetes”.

Yll-2

Me siguri kjo përgjigje e Limanit do të shkaktojë edhe më shumë pikëpyetje në rrjet lidhur me jetën e tij private./revistawho.com