Shkrimtari nga Tanzania Abdulrazak Gurnah fiton Çmimin Nobel në Letërsi
Romancieri nga Tanzania, Abdulrazak Gurnah është fituesi i Çmimit Nobel në letërsi për vitin 2021.
Gurnah e fitoi këtë çmim me novelën “Parajsa” dhe u vlerësua për analizën e tij të thellë të efekteve të kolonializmit dhe fatit të refugjatëve në hendekun midis kulturave dhe kontinenteve. 73-vjeçari jeton dhe punon në Britaninë e Madhe.
Ai lindi në 1948 dhe u rrit në ishullin Zanzibar dhe më pas u zhvendos në Angli si refugjat, në fund të viteve 1960. Ai është Profesor i Anglishtes në Letërsitë Postkoloniale në Universitetin e Kentit në Caterburry.