Shkolla në Kosovë barazon shaminë e besimtarëve me armët dhe alkoolin, e ndalon me rreth të kuq
Një shkollë e mesme në Gjakovë të Kosovës ka nxitur një debat të madh publik së fundmi për shkak të ndalimit të përdorimit të shamisë apo mbulesës. Madje ky objekt është krahasuar i rrezikshëm njësoj si armët, alkooli apo duhani.
Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme teknike “Nexhmedin Nixha” ku sapo hyn në korridor bie në sy tabela e madhe me rreth të kuq që ndalon përdorimin e mbulesës njësoj sikurse ndalon armët, alkoolin apo duhanin. Foto e publikuar në media, ka marrë një reagim të gjerë publik.