
Shkojnë në spital me shenja helmimi nëntë vajza e gra, policia jep detajet: Reaksion nga parfumi i njërës prej tyre
Nëntë vajza dhe gra që punojnë në një fabrikë përpunimi ullinjsh, në aksin rrugor “Fier – Vlorë” janë paraqitur me shenja helmimi në spitalin e Fierit.
Policia dyshon se helmimi mund të jetë shkaktuar nga një reaksion i shkaktar nga parfumi që ka përdorur njëra prej tyre.
Rreth orës 10:00, në Spitalin Rajonal Fier, kanë shkuar me shenja helmimi dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, 9 shtetase, të cilat punojnë në një fabrikë përpunim ullinjsh, në aksin rrugor “Fier – Vlorë”.
Nga verifikimet paraprake, dyshohet se helmimi i tyre ka ardhur si pasojë e një reaksioni të shkaktuar nga produkti aromatizues (parfum) i përdorur nga njëra prej këtyre shtetasve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.