“Shkoj me gjysmë shpirti, se vetëm njëri prind më ka mbetur”- Tenori shqiptar takon nënën mes pandemisë së koronavirusit
Tenori i njohur shqiptar Rame Lahaj ka takuar nënën e tij mes pandemisë së koronavirusit në festën e Fiter Bajramit.
Por për të ruajtur shëndetin e saj, ai nuk e ka përqafuar dhe mbajti distancë me të.
Por shprehet se duke i qëndruar larg dhe me maskë i duket sikur ka shkuar për të vjedhur e jo për të takuar nënën.
Ndërsa thekson se shëndeti i saj është më i rëndësishëm ndaj duhet që të bëjë kujdes.
Tenori gjithashtu u bëri thirrje ndjekësve të tij që të mbajnë distancë dhe të përdorin maskën për të ruajtur të dashurit e tyre.
Postimi i plotë:
U bënë 2 dekada, që vij me vrap e mall në këtë oborr ku i gjeja prindërit t’u gjallnu me përditshmërinë e tyre. Sot vij, më gjysmë shpirti se vetëm njëri me ka mbetur, e edhe ajo me 100 sëmundje e vuajtje mbi supe. Ndërsa mua më duhet t’i qëndroj larg e përballë më një maskë sikur kam ardhur të vjedhë, e jo të bëj Bajram me më të shenjtën time. Pa mundur ta shtrydhi në përqafim. Por shëndeti i saj është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër andaj edhe ti, nëse del të festosh se ke mall e dashni bëj shumë kujdes. Mbajë distancë e përdor maskën. Kështu ruan veten dhe më të dashtunit tu.
Urime Bajrami.
Zoti ju bekoftë të gjithëve