Shkëndije Mujaj mbulohet me shami: “Po agjëroj, kam bërë mëkate që duhet t’i laj”

Këngëtarja nga Kosova, Shkëndije Mujaj komentohet shpesh për jetën si vajzë e pasur dhe format bombastike. Por me fillimin e muajit të Ramazanit fotot e saj provokuese dhe të nxehta zëvendësohen me ato ku mbulohet me shami, si një besimtare e devotshme e besimit Islam. Shkëndija është më shumë se besimtare. Ajo është praktikante e fesë islame prej vitesh, që kur nisi të agjeronte për here të parë. Pyetjes së “Story.al” se cili ëështë mëkati më i madh që ka bërë në jetë ajo i përgjigjet: “Mëkati im më i madh është se unë duke u ekspozuar kam joshur të tjerët”, tha ajo. Po cilat janë të mirat e agjërimit në muajin e Ramazanit sa i takon pastrimit shpirtëror dhe fizik, Shkëndije i rrëfen nga eksperienca personale: “Gjatë ditëve të para të agjërimit, niveli i sheqerit dhe shtypjes së gjakut bie e trupi fillon procesin e pastrimit…3 ditët e para janë shumë të vështira, pasi mund të shoqërohen me kokëdhembje, marrje mendsh, dhe ndjen uri të madhe. Ndërsa në fazën e dytë, trupi fillon dhe mësohet me orarin e agjerimit. Sistemi i tretjes e shfrytëzon energjinë e tij për pastrimin e trupit dhe shërimin e qelizave trupore, duke qenë se rruazat e bardha të gjakut fillojnë e bëhen më aktive. Ndërsa në fazën e tretë niveli i energjisë do të jetë i rritur, ndërsa mendja është në gjendje të koncentrohet më mire. Gjithashtu trupi rigjeneron çdo qelizë të dëmtuar trupore gjatë kësaj faze. Gjatë kësaj periudhe mëlçia, veshkët, mushkëritë dhe lëkura detoksikohen duke eleminuar helmet e ndryshme. Ndërsa në fazën e katërt të pastrimit fizik, organet po përfundojnë procesin e tyre të shërimit, ndërkohë që të gjitha toksinat(helmet)janë larguar nga trupi, i cili është në gjendje të funksionojë me kapacitetin e tij maksmimal. Këto janë vetëm disa nga përfitimet trupore të Agjerimit që ndodhin brenda trupit”, tregon ajo nga eksperienca personale. “Ndërsa ato shpirtërore janë shumë më të mëdha sesa çdo gjë që përmenda këtu”, përfundon Shkëndija. Këngëtarja ndjek ritet me përpikmëri në 30 ditë të muajit të Ramazanit. Pas 15 orësh pa ngrënë dhe pa pirë, edhe ajo si çdo besimtar mysliman, pret orën kur nisin lutjet dhe mund të konsimohet ushqimi./Story.al/