
Shkëndija për kthimin e Feros në muzikë: “Ka ra në pritë, cytjet e shejtanëve, tash do e ketë…”
Koment për koment rikthen Shkëndije Mujajn në syrin e publikut.
E shumë komentuar në rrjet, ajo u bind për një paraqitje në media pikërisht nga rubrika që premton spektakël mes ngacmimeve të ndjekësve dhe përgjigjeve epike të saj.
Ajo foli për martesën në Arabi, ofertat nga hoxhallarët, Kallashin e jo vetëm.
Një nga komentuesit e konsideroi “Pishmanlike, Fero nr. 2”.
Ajo foli për kthimin e reperit në muzikë duke u shprehur:
“Ka ra në pritën e parë, cytjet e shejtanëve për me e kthy ku ka qenë. Unë në fillim i kam kaluar. I kam rezistuar. Cytjet ndodhin tek të gjithë. Ka oferta të ndryshme. Edhe prej këngëtarëve të tjerë. Unë jam shumë stabile”.
Shkëndija pati një parashikim të zymtë për reperin.
Ndiqeni të plotë videon e mëposhtme.
/Prive By Liberta Spahiu