Shkenda Dubova sqaron të vërtetën për lidhjen me Beartin

Prej disa ditësh në media ka qarkulluar lajmi se biznesmenia Shkenda Dubova është në një lidhje romantike me Beart Rexhepin. Por kur gjërat kanë arritur kulmin ajo ka reaguar për t’i dhënë njëherë e mirë fund çdo thashethemi.

Me anë të një postimi ajo theksoi se Bearti është si një vëlla për të dhe se njihen që nga fëmijëria. Më tej i kërkoi mediave të vërtetojnë me fakte lajmet para se t’i publikojnë, pasi ajo nuk është vajzë skandalesh.

Bearti ka marrë shumë vëmendje që prej kohës kur u shfaq në ‘Përputhen’. Dramave që e ndoqën pas, ju shtua dhe përfshirja e Shkendës në lidhje me të./revistawho.com