‘Shkencëtarja më tërheqëse në botë’ tregon si të mbahen speciet e rrezikshme dhe delikate (fotot)

Modelja e shkencëtarja Rosie Moore është bërë e famshme së fundmi si prej njohurive të saj natyraliste ashtu si dhe prej imazhve ‘të nxehta’ që poston për rreth 84,000 fansat e saj në rrjetet sociale.

E reja që është përballur me peshkaqenë e krokodilë, teksa eshte gjithashtu duke fituar para me fotot erotike në natyrë, jep tashmë një paralajmërim sesi të mbahen krijesat delikate si salamandrat.

“Mos harroni të mbani veshje mbrojtëse gjatë sezonit të pranverës”, thotë studiuesja bukuroshe Rosie Moore nga Florida, teksa poston foto të vetes duke mbajtur një salamandër në dorë.

“Mbajtja e salamandrave me duar të zhveshura mund të shkaktojë irritim të lëkurës dhe infektim me bakterie. Bretkosat e salamandrat duhet të kapen gjithmonë me doreza të njomura”, shton ajo.

Në jetën e saj të përditshme Rosie shihet vetëm duke u afruar me kafshë të çuditshme e të mrekullueshme.

Zakonisht 26 vjeçarja Moore punon me peshkaqenë e zvarranikë por të ardhurat kryesore thotë se i siguron nga fotot seksi në bikini.

“Ka një kategori të caktuar vajzash që dinë të zhyten apo të postojnë me peshkaqenë nën ujë, kështu që unë po bashkëpunoj me disa fotografë për të krijuar sesionet e mia speciale të fotografive”, thotë ajo për rrjetin ‘Business Insider’.

“Bëj dhe gjëra të tjera në kohën e lirë, si gjueti pitonësh, zhytje me peshkaqenë apo ndjekje të specieve të ndryshme si për shembull aligatorët”.

Moore thotë se ka një karrierë modelimi dhe bashkëpunon me disa kompani.

“Njerëzit më thonë gjithmonë me shaka se jam si Hannah Montana, sepse bëj postime të gjërave të veçanta në natyrë, por dhe në evente luksoze me makijazh e taka të larta”.

Por megjthë suksesin në ‘modelling’, ajo thotë se është pikësëpari shkencëtare.

“Kur njerëzit mendojnë se je një modele, kjo duket sikur të nënvlerëson. Prandaj kur ata e dinë që kam një karrierë të respektuar mendojnë më seriozisht për ty”.

Modelja e shkencëtarja Rosie Moore është bërë e famshme së fundmi si prej njohurive të saj natyraliste ashtu si dhe prej imazhve ‘të nxehta’

“Mos harroni të mbani veshje mbrojtëse gjatë sezonit të pranverës”, thotë studiuesja bukuroshe

Në jetën e saj të përditshme Rosie shihet vetëm duke u afruar me kafshë të çuditshme e të mrekullueshme.

Zakonisht 26 vjeçarja Moore punon me peshkaqenë e zvarranikë por të ardhurat kryesore thotë se i siguron nga fotot seksi në bikini.

Top Channel