Shkëlqeu dhe rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve, Belen Rodriguez u vesh nga stilistja shqiptare

Modelja dhe showgirl e famshme, Belen Rodriguez shkëlqeu gjatë prezantimit të “Tu si que vales” e veshur me fustanin e stilistes shqiptare, Lia Stublla.

Bukuroshja 36-vjeçarja doli në skenë e veshur me një fustan të bardhë bust dhe të çarë deri në bel, që i nxirrte në pah format e saj elegante trupore.

Lia Stublla, krenare për punën e saj, ndau fotot e Belen Rodriguez me ndjekësit në Instagram.

Prej disa kohësh, emri i stilistes shqiptare po dëgjohet shpesh pasi ka vjedhur edhe partneren e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez.

Ajo stiloi fustanet që modelja veshi gjatë prezantimit në San Remo.

/Panoramaplus.al