
Shkarkohet nga detyra drejtorja e Parandalimit të Pastrimit të Parave
Ka qenë e mbushur me shkarkime nga detyra mbledhja e qeverisë e kësaj të mërkure.
Përveç Gledis Nanos, Ardi Veliut dhe Dallëndyshe Bicit mësohet edhe një tjetër largim nga detyra.
Qeveria ka vendosur të largojë Iris Agon si drejtore e Përgjithshme e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Në vend të saj shkon ish-deputeti i PS, Ervin Koçi. Nuk jepen arsye të kësaj lëvizjeje.
©LAPSI.al