Shkak tradhëtia e modeles? Kishin prerë ditën e dasmës, Belen Rodriguez ndahet për herë të dytë me Stefano de Martinon, ylli portugez: Po vuaj dhe jam nervoze…

Gjithçka dukej se shkonte mirë mes Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino pasi shfaqeshin shumë të dashuruar duke postuar foto dhe video ne rrjetet sociale aty ku dilnin duke u puthur e përqafuar mirëpo e gjitha mori fund për herë të dytë.

Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino janë ndarë sërish. Romanca e tyre është kthyer ne një telenovelë pasi ata u ribashkuan në prill të 2019-ës, pas 4 vitesh pauzë për tu ndarë sërish.

Mediat italiane bënë me dije se Belen dhe Stefano do të martoheshin sërish pas gjashtë vitesh, më 20 shtator të këtij viti, mirëpo çifti i ka dhënë fund lidhjes.

Duke parë se lajmi se Belen u pa nën shoqërinë e ish të dashurit u bë menjëherë temë kryesore, modelja vendosi të reagojë me anë të një videoje në Instagram, ku shprehej se nuk është përgjegjësia që dikush të vijë në të njëjtin restorant me të.

Në këtë mënyrë ajo pranoi ndarjen nga Stefano duke thënë se ditët që po kalon janë shumë të vështira për të.

Nuk e kam bërë kurrë një gjë si kjo. Jam dhe pak nervoze, nuk janë ditë të lehta për mua janë të komplikuara. Dua të them një gjë, çdo herë që shikoj artikujt lodhem nga ato raportime. Nuk mund ti shmangem këtyre gjërave por fatkeqësisht ka media që i hiperbolizojnë gjërat. Jam një nënë kam një familje, jam njeri human, vuaj si të gjthë të tjerët…”- thotë ndër të tjera Belen.

(A.B)/Dosja.al