Shkak i ndarjes së Mozzik dhe Loredanës u bë familja e reperit?
Vetëm pak muaj pas ribashkimit Mozzik dhe Loredana po përfliten prej disa ditësh për një ndarje. Shkak? Nuk ndiqen më në Instagram, ndonëse fotot me njëri-tjetrin ende i kanë në profilet e tyre teksa pritet të përfundojnë albumin e përbashkët “No Rich Parents”. Ndarja e tyre është bazuar më pas edhe te disa postime në rrjetet sociale që duken si kundërpërgjigje dhe thumbime. Mozzik publikoi i pari disa statuse ku thuhej se lumturia nuk gjendet aty ku e ke humbur një herë. Megjithatë, ai shkroi më pas se postimet e tij nuk lidhen detyrimisht me gjendjen e tij emocionale e shpirtërore.
Më pas, Loredana publikoi në Instastory një pjesë të tekstit të këngës “Let you doën” të reperit NF, që dukej si një dedikim ndaj Mozzik. “Mos më fol më, nuk do të funksionojë tani. Mblodha të gjithë rrobat e mia dhe u largova. As nuk dua të shkoj në shtëpinë tënde. Çdo herë që ulem në atë kolltuk më duket sikur më bën leksion. Përfundimisht, vë bast se ne mund ta kishim bërë të funksiononte dhe me shumë mundësi do të kisha zgjidhur gjërat. Por mendoj se jam e zhgënjyer”, thuhet në tekst. E fill pas tij postoi foton e një tatuazhi ku shihej një zemër e thyer.
Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme ajo ka bërë sërish lëmsh fansat. Këtë herë reperja ka publikuar këngën e reperit të njohur, Dave, në të cilën ai ka folur për ish-partneren e tij shqiptare. Në këngë ai thotë se familja e saj ishte shkaku i ndarjes së tyre për shkak të paragjykimeve racore dhe fetare.
“Unë u dashurova me një shqiptare, e di që është çmenduri / nuk jemi bashkë”, sepse familja e saj nuk na la. Unë pashë flamuj të kuq, nuk do doja që fëmija im të rritej aty.”- thuhet në këngë, gjë që ka bërë fansat të mendojnë se mund të ketë ndikuar familja e tyre në krizën e mundshme. Në fakt edhe pas ndarjes së bujshme të Mozzik dhe Loredanëd një nga hipotezat që qarkulloi ishte se shkak i ndarjes ishin dallimet fetare. Megjithatë, shpeshherë të dy kanë dëshmuar se kanë marrëdhënie të mirë me familjarët e njëri-tjetrit dhe janë treguar tolerant ndaj çdo feje me postimet e tyre.
Në gjithë këtë rrëmujë hipoteza më e besueshme është se kjo është lëvizja e radhës e çiftit për vëmendje dhe promovim të albumit. Një gjë e tillë ndodhi edhe para se ata të zbulonin se po vijnë me një album kur Loredana na bëri të besojmë se ishte bërë nënë për herë të dytë. Por, e gjitha rezultoi se ishte një skenë për klipin e tyre. Sa do zgjasë kjo situatë? Mbetet për tu parë. /News31