Shiu “prish” dasmën e Getoarit dhe Marinës? Shikoni tendën gjigante të ngritur në Gjirin e Lalzit

Çifti më i famshëm i showbiz-it shqiptar do të ngjiten nesër në altar, për t’i premtuar dadhuri të përjetshme njëri-tjetrit. Ceremonia do të zhvillohet në Gjirin e Lalzit në Durrës, ku pritet të marrin pjesë shumë dasmorë VIP të ftuar. Por nëse jeni kureshtarë të shihni vendin se ku do organizohet dasma Story.al ju sjell këto foto, ku shihet pamja e tendës 2000 m2 që po ndërtohet në breg të detit, për shkak të reshjeve të mundshme të shiut që mund të prishin dasmën. Zakonisht dasmat pranë detit organizohen në qiell të hapur, por për një natë të freskët shtatori tenda mbuluese është zgjidhja më e mirë.