Shiu me fat i dasmës së Ardit Gjebresë: Sot 30 vjet martesë me Anilën

Italianët kanë një shprehje: sposa bagnata, sposa fortunata, nuse e lagur, nuse më fat, për të ngushëlluar gjithë nuset që mërziten kur në ditën e dasmës bie shi.

Por mesa duket qenka e vërtetë. Këtë e vërteton më së miri martesa 30-vjeçare e Ardit Gjebreas me Anilën. Sot ata kanë përvjetorin dhe sot mësuam detajet e asaj dite, që sipas kantautorit ka qenë me shi dhe u ka sjellë të dyve shumë fat.

“Ka qenë një martesë në shi. Para 30 vitesh, gjithë bekime e fat për mua. Ja dhe 30 trëndafila ka zemra ime me 2 bebat në mes”, ka shkruar Gjebrea krah buqetave me lule.

Shiu i sotëm i ka rikujtuar dhe njëherë Arditit, ditën e tyre të veçantë 30 vite më parë, e cila dhe sot duket se e shoqëron çiftin me po të njëjtin fat.

revistawho.com