Shiti rezidencën në LA; A ka nisur Brad Pitt bashkëjetesën me të dashurën e re?

Pak javë më parë u dha lajmi se Brad Pitt shiti rezidencën ku jetonte me Angelina Jolie, por kjo nuk do ta bëjë me faktin se ai do të jetojë në një shtëpi me të dashurën e tij të re Ines de Ramon. Prona që aktori e shiti për 39 milionë dollarë ishte shtëpia ku kaloi më shumë kohë me Jolie dhe gjashtë fëmijët e tyre.

TMZ raportoi se Pitt do të transferohet në Carmel të Kalifornisë, por për momentin nuk ka në plan të blejë shtëpi dhe nuk planifikon të jetojë me De Ramon edhe pse marrëdhënia e tyre po forcohet dita-ditës.

Që nga nëntori i vitit 2022, disa media raportuan se Brad Pitt po takohej me Ines de Ramon, megjithëse asnjëri prej tyre nuk e konfirmoi lidhjen. Në janar 2023, çifti u pa në disa restorante së bashku, ndonjëherë të kapur edhe për dore.

Përveç kësaj, ata janë parë të kapur për dore në vende si koncerti i fundit i Bonos në Los Angeles, ndërkohë që paparacët i kapën edhe duke u puthur në festën e filmit të fundit të aktorit, “Babylon”. Pitt dhe De Ramon shkuan për pushime së bashku në Meksikë, dhe të dy u fotografuan teksa po pushonin pranë një pishine.

Ines de Ramon është 29 vjeçe dhe ka lindur në Shtetet e Bashkuara. Ajo është një stiliste bizhuterish dhe është drejtuese e shitjeve për “Anita Ko Jewerly” me qendër në Los Angeles. Ajo ishte e martuar me aktorin Paul Wesley për pesë vjet. Ata u divorcuan në janar 2022.

Bordo