“Shitet deti, flemë gjumë”, aktori Mehdi Malkaj kujton Çajupin: Shqipërinë e mori Edi, i vu zjarr…

Aktori i mirënjohur shqiptar Mehdi Malkaj, si një nga përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, iu bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të reagojnë në lidhje me çështjen e shembjes së Teatrit dhe jo vetëm.

Teksa sjell në vëmendje vargjet e njohura të poezisë së Çajupit, ‘Shqipëtar’, aktori ka ndryshuar pak fjalët e saj, duke mos kursyer sulmet për kryeministrin Edi Rama.

“Rilindasi i shquar Andon Zako Çajupi ka shkruar; Shqipëri rri po duku…

Shqiperin’ e mori turku, i vu zjarr! Shqiptar, mos rri, po duku, shqiptar!

Te ka bere perendia, luftetar, si s’te lodhi robëria, shqiptar!

Edhe 100 vite para kështu kemi qenë, flemë gjumi. Shitet deti, nuk çohemi. Jo shitet, por falet. Shtypet populli e s’do t’ia dijë. Unë Çajupit po i ndryshoj pak tekst;

Shqipërinë e mori Edi, i vu zjarr; Shqipëri mos rri por duku, shqiptar

Të ka bërë perëndia luftëtar, e si s’të lodhi robëria, Si s’të lodhi Edi Rama, o shqiptar,

E çohu a lumadh, çohu, se s’të gjen gjë, do fitosh të drejtat e tua!”, tha Malkaj. / Balkanweb