Shiko kur mbaron, Luana vijon spektaklin deri në fund të janarit

Me disa momente nga zyra Luana ka lajmëruar dhe fundin e këtij sezoni në ‘Shiko Kush Luan’.

“Duke punuar për ShikoKushLuan. Do jemi bashkë deri në 30 janar. Çfarë doni të shihni në 4 episodet e fundit?”, ka shkruar moderatorja në fotot e fundit.
Si çdo herë tjetër Luana nuk ka harruar të pyesë ndjekësit për të preferuarit e tyre dhe me postimet e shumta në rrjetet sociale ka treguar disa momente nga puna me stafin.

Ndryshe nga çdo sezon i mëparshëm, Vjollca e ka zgjatur formatin deri në fund të janarit. Deri më tani moderatorja ka pasur të ftuar emrat më të njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar dhe ka premtuar dhe të tjerë deri në fund të sezonit./revistawho.com