
Shijet e Jonida Maliqit për femrat, ja vajzat VIP më seksi sipas saj
Jonia Maliqi është një ndër vajzat më të komentuara dhe më simpatike të publikut shqiptar. Këngëtarja e njohur shpeshherë komplimentohet për stilin e veçantë që ka në veshje. Ajo ishte e ftuar në “KafeIn” ku u pyet rreth vajzave shqiptare më seksi. Sipas këngëtares, Valbona Selimllari është ikona e bukurisë shqiptare, shkruan Panorama Plus.
Gjithashtu edhe Adrola Dushi e Xhesika Berberi janë femra shumë simpatike dhe seksi, sipas Jonidës. Ndërsa nga moderatoret ajo veçoi Marina Vjollcën.
