Shihni kush do hyjë në “Big Brother”!

Janë përfolur shumë emra të njohur shqiptar që do jenë pjesë e reality show “BBV Albania”. E, ditën e sotme është gazetari shqiptar ai i cili bëri “boom” me një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, shkruan Neutral.

Duke publikuar dy imazhe nga studio e Top Albania Radio ai tha se po futën në “BV Albania”. “Me kolege ne Wakup, Top Albania Radio Po futemi ne BB”, shkroi ai në mbishkrimin e postimit.

Nuk është hera e parë që emri i Milaim Zekës lidhet me BBV, në shumë raste e ka pranuar që nuk do e kishte fare problem të bëhe pjesë e këtij formati.

Futja e tij në shtëpi mund të trazonte shumë ujërat, pasi është një njëri që i pëlqen shumë të pr.vokojë, të hapë debate dhe tema të fortë dhe i thotë gjërat troc.

Vetë Arbana ka pohuar që në vihim do ketë ende hyrje të reja në BBV, por nëse do jetë Milaimi pjesë apo jo na mbetet ta zbulojmë ditët në vijim.

Por në rast se futet do ishte një kundërshtar shumë i fortë për Luizin, i cili momentalisht duket se nuk ka konkurrencë aty brenda.