Shifrat që marrin aktorët turq për seriale
Tolgahan Sayssman, bashkëshorti i bukuroshes shqiptare Almeda Abazi, mbetet një nga yjet kryesorë të shoëbizit turk. Për një episod të serialit të ri “Kampioni” aktori paguhet rreth 9 mijë euro shkruan Tv Klan.
Burçin Terzioglu (Azad, vajza e Dajës në serialin Ezel), pas suksesit në produksionin e platformës online “Netflix”, i rikthehet serialeve me një pagesë prej 9 mijë eurosh në një episod. Për një aktore jo vetëm të talentuar, por edhe një personazh me influencë në media, një pagesë e tillë është e pranueshme.
Engin Akyürek (Omer në serialin Diamante dhe Dashuri) mbetet një fenomen i kinematografisë turke. Pagesa për një episod shkon rreth 27 mijë euro.
Engin Altan Düzyatan i njohur për rolin e “Ertugrul” është një prej aktorëve më të kërkuar në Turqi. Nuk është surprizë që të jetë ndër më të paguarit në industrinë e filmave. Për serialin e ri diskutohen shumat nga 15 mijë deri në 30 mijë euro për një episod.