Shifrat e frikshme/Gushti më vrastari nga Covid 19
Parashikimet fillestare se fuqia e virusit do të dobësohej me vapën, jo vetëm që nuk dolën të vërteta, por për Shqipërinë, muaji gusht rezulton të jetë më vrastari.
Shifrat janë të frikshme. Gjatë gushtit 131 persona që kanë humbur jetën, nga 93 viktima që kishte në muajin korrik.
Që nga fillimi i pandemisë në muajin mars, në vend janë shënuar 290 vdekje, 45 përqind e të cilave vetëm gjatë gushtit.
Ndonëse shifrat e të infektuarve duhen marrë me shumë rrezerve për shkak të mungesës së kapacitetit për testime edhe rastet e reja, plot 2816, u rritën me gati 50 përqind krahasuar me korrikun.
Mbi 4200 rastet e gushtit përbëjnë gati gjysmën e totalit të të prekurve nga COVID-19 që nga muaji mars.