Shifrat e Donald Veshajt nuk i ka asnjë në Shqipëri, madje as Arbana Osmani

Arbana Osmani drejton Big Brother Vip, por javën që shkoi nuk ka qenë ajo VIP-ja që ka shtuar më shumë ndjekës në Instagram.

Top Albania Radio ka publikuar shifrat dhe Arbana gjatë javës ka shtuar 5 mijë ndjekës, një mijë më pak se Butrint Imeri. Ky i fundit është i dyti në listë, ndërsa në vendin e parë është Donald Veshaj.

Aktori i humorit, i cili është përfshirë edhe në botën e muzikës, ka shtuar 14.2 mijë ndjekës në Instagram.

Ai ka qenë në qendër të vëmendjes në Big Brother Vip, së bashku me Semi Jaupajn. Kjo e fundit është e katërta për rritjen e ndjekësve, duke lënë ndjeshëm para Palomën.

5. Në vend të pestë qëndron Paloma me 1.2 mijë ndjekës të shtuar.

4. Vendin e katërt e zë Semi Jaupaj, e cila ka shtuar 4.6 mijë ndjekës.

3. Arbana Osmani qëndron në vend të tretë me 5 mijë ndjekës të shtuar.

2. Këngëtari Butrint Imeri qëndron në vend të dytë me 6 mijë ndjekës të shtuar.

1. Në vend të parë është Donald Veshaj, i cili për shtatë ditë ka shtuar 14.2 mijë ndjekës.