Shifra marramendëse, ja sa kushton ora në dorën e Noizyt

1516448774759-1

Njihet si një nga reperat më të famshëm, që bën shumë para nga koncertet. Fjala është për Noizyn, i cili sapo ka publikuar klipin e fundit me titutull “Gjuha e kampionit”. Këngëtari komentohet edhe për veshjet e shtrenjta, sidomos aksesorët që mban. Një faqe në Instagram e cila “zbulon” çmimin e veshjeve apo aksesorëve të vipave shqiptar, ka treguar se sa i kushton një nga orët reperit.
Në një foto ai shihet duke mbajtur në dorë një orë “Royal Oak Chronograph Watch”, e cila kap shifrën e “frikshme” prej plot 113,475€. Çmimi i publikuar nga një faqe në Instagram është komentuar vërtet marramendës nga fansat e Noizyt.