Shifra marramendëse! Ja sa ka shpenzuar Ledri Vula vetëm për një orë

Reperi i njohur, Ledri Vula, gjithmonë ka tërhequr vëmendje me stilin e tij të veçantë, por duket se kjo i kushton shumë.

Së fundmi, vëmendjen e ka marrë look-u në njërën prej fotove që Ledri ka postuar në Instagram.

Ai shfaqet i veshur me një këmishë “Van Gogh”, e cila kushton 35 paund, por duket se nuk është kursyer tek aksesorët.

Ora e tij “Rolex yatch-master II” kushton plot 14,950 paund.

Duket se reperi ka zgjedhur t’i bëjë vetes dhurata të kripura, por plot shije.

Ledri dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, do të bëhen prindër për herë të parë shumë shpejt.

Ditën e djeshme dyshja fluturoi jashtë vendit, sepse vajza e tyre do të vijë në jetë në Gjermani, aty ku Sara ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj.