Shifra marramendëse e byzylykut që mban në dorë Dua Lipa

Një byzylyk “Cartier” të kësaj marke të njohur botërore e po ashtu shumë të vjetër, mbante në dorë këngëtarja Dua Lipa gjatë ndarjes së çmime nga revista britanike British GQ. Në paraqitjen e saj në tapetin e kuq të kësaj mbrëmjeje, Dua po shkëlqente e veshur shumë-shumë shtrenjtë.

Fustani i saj nga marka Yives Saint Laurent, kushtonte gati 4000 euro ndërsa sandalet e lëkurës të së njëjtës firmë e të llojit Cassandra Sandal, kushtonin 895 euro, zbulon faqja e instagramit What They Wearing, shkruan Prive. Ndërsa qershia mbi tortë, në këtë rast është byzylyku i markës Cartier i llojit Panthere, që kushton rrumbullak 84 mijë euro e ora e të njëjtës markë 19 mijë e 100 euro. Ndërsa unaza e saj Juste Un Clou 2170 euro, e të tjera stoli që Dua mbante vënë, i gjeni më poshtë.