Shifra alarmante, 119 raste të reja me Covid në Shqipëri, ndërrojnë jetë 4 pacientë
Situata e koronavirusit në Shqipëri është jashtë kontrollit. Sipas të dhënave zyrtare 4 pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ku 2 persona kanë ndërruar jetë në Spitalin Infektiv dhe dy tek Sanatoriumi.
Doktoreshës Eugena Tomini, ka bere te ditur se në 24 orët e fundit janë evidentuar 119 raste të reja.
Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë:
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 119 raste të reja, 4 humbje jete dhe 45 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë thirrje qytetarëve të vendosin detyrimisht maskën në ambientet e mbyllura, të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim të përhapjes së infeksionit.
Dr. Eugena Tomini
Instituti i Shëndetit Publik
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Vijon të ketë shtrime të reja në spital me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19, dhe raste të reja pozitive të identifikuara nga epidemiologët në terren.
Ndaj i bëjmë thirrje qytetarëve për të mbajtur maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancimin fizik dhe higjienën personale.
Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: Një 67 vjeçare nga Tirana dhe një 82 vjeçar nga Vlora në spitalin Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” një 75 vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.
Megjithë të shëruarit, vijon të ketë rritje të të shtruarve në spitalet COVID. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 482 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 119 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2397 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim të përhapjes së infeksionit.
Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.
COVID-19 – Statistika (21 Korrik 2020)
Testime totale 36388
Raste pozitive 4290
Raste të shëruara 2397
Raste Aktive 1776
Humbje jete 117 (Qarku Tiranë 60, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 893
Durrës 201
Shkodër 201
Vlorë 100
Lezhë 89
Korçë 63
Kukës 52
Elbasan 51
Fier 43
Berat 35
Dibër 26
Gjirokastër 22