Shifër alarmante, sot numri më i lartë i të prekurve në vendin tonë
Burime për Top Channel bëjnë me dije së në 24 orët e fundit janë konfirmuar 69 të prekur me covid. Kjo është shifra më e lartë në vend që nga fillimi i pandemisë.
Prej ditësh, që pas heqjes së masave kufizuese po regjistrohen shifra të larta, si 42, 44, 48 apo 57 si ditën e djeshme. Kjo e sotmja është rekordi i të infektuarve. Ndaj edhe ministrja Manastirliu ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të respektuar distancën fizike dhe për të ruajtur higjienën personale.