‘Shi ditëlindjesh’ në 2023-in! Ja cilët janë 60-vjeçarët që nuk i prisnit, plaken seks simbolët e Hollivudit

Koha duket se nuk po ndalon për VIP-at. Viti 2023 do t’i gjejë seks simbolat e Hollivudit akoma më të vjetër. Brad Pitt dhe Johnny Depp festojnë 60-vjetorin, ndërsa Luisa Ranieri dhe Ilaria D’Amico do të festojnë gjysmë shekulli, si dhe supermodelet Heidi Klum dhe Eva Herzigova. 

60-vjeçarët që nuk i prisnit

Më surprizuesit janë gjashtëdhjetë vjeçarët e vitit 2023, duke filluar me Brad Pitt që i bën në 18 dhjetor. Para tij i mbush kolegu, Johnny Depp, më 9 qershor. Gjashtëdhjetë vjet edhe për Claudio Amendola (16 shkurt), Marco Giallini (4 prill), Susanna Message (30 janar) dhe Luca Laurenti (29 prill).

Ndër 60-vjeçarët që nuk duan fare të dalin në pension janë Quentin Tarantino (27 mars), i cili për vitin 2023 do t’i përkushtohet një seriali televiziv në tetë episode ku do të jetë skenarist dhe regjisor, Sabina Guzzanti e cila do i festoni në teatër me “Kodrat e gjelbra të Afrikës” (25 korrik) dhe Eros Ramazzotti, i cili do të bëhet gjysh, duke qenë se vajza e tij Aurora është shtatzënë.

50- vjeçarët….

Ndër bukuroshet që mbushin gjysmë shekulli janë Luisa Ranieri që i feston më 16 dhjetor, top modelja Eva Herzigova, e cila do të fryjë 50 qirinj më 10 mars si dhe shoqëruesja e saj në pasarelë Heidi Klum, e cila i bashkohet më 1 qershor. Dhe përsëri Rula Jebreal (24 prill), Adriana Volpe (31 maj) dhe përsëri Geppi Cucciari (18 gusht) dhe Ilaria D’Amico (30 gusht).

70-vjeçarët….

Ndër shtatëdhjetëvjeçarët e vitit 2023, spikasin Simona Izzo (22 prill), Pierce Brosnan (16 maj), Ron (13 gusht), Sergio Castellitto (18 gusht), Nanni Moretti (19 gusht); Eleonora Giorgi (21 tetor); Lello Arena (1 Nëntor), Kim Basinger (8 dhjetor) dhe John Malkovich (9 dhjetor).

Burimi: Tgcom