Shëtit botën topless/ Jeta pa tabu e të dashurës 21-vjeçare të Faton Shoshit

Pas ndarjes nga këngëtarja Era Istrefi, producenti dhe menaxheri i njohur i VIP-ave nga Kosova, Faton Shoshi, bëri publike para një muaji lidhjen e tij me modelen, Gresa Hoti. Shumë lexues e ndeshën për herë të parë emrin e saj, por brunia ka vite që është bërë pjesë e botës së modës në vende të ndryshme të Europës. Ajo njihet si vajza pa tabu në pozat e saj, dhe këtë e ka vërtetuar me postimet e fundit në Instagram ku ngre temperaturat me fotot topless. Modelja 21-vjeçare nga Kosova udhëton në gjithë botën për shkak të punës. Vendqëndrimi i saj aktual është Milano, pasi vetëm brenda këtij viti ajo ka lëvizur nëpër Gjermani, Spanjë, Francë, Maltë dhe Meksikë. Sipas mediave në adoleshencë Gresa ka qenë një vajzë rebele, ndërsa tani e quan veten shpirt të lirë. Në shpatullën e saj të djathtë modelja ka një tatuazh, të shkruar në gjuhën italiane, por që nuk dihet arsyeja pse e fshin me photoshop kur pozon për punë. Gresa është pikasur fillimisht nga agjencia “MG Modeling”, dhe më pas është bërë pjesë e disa revistave të njohura në Itali si; “Glamour Italia” apo “Cosmopolitan Italia”. Veçantia e saj është se nuk e ka problem të pozojë “topless”. Pavarësisht se është në plazh duke marrë rreze apo para aparatit fotografik për të nuk është problem të qëndrojë pa reçipeta. Për më shumë “Story.al” ju sjell fotot e fundit të modeles./Story.al