Shëtit botën dhe shpenzon para si sheik, njihuni me vëllain e Angela Martinit
Udhëtime në gjithë botën dhe shpenzime të çmendura në hotelet më luksoze të vendeve turistike, janë stili i jetës së djalit që po çmend rrjetet sociale, Blerti Cepratit. Edhe pse është i panjohur në publik, ai është vëllai 6 vite më i madh i Angela Martinit, supermodeles nga Shkodra që mori famë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që tani i ka dhënë fund karrierës për t’iu përkushtuar martesës me multimiliarderin rumun, Dragos Savulescu. Angela dhe Blerti janë fëmijët e Nexhmije Nusbaumer Ibrahimi, mësueses nga Shkodra por që jeton në Zvicër, të cilët kanë ndjekur drejtime të ndryshme në jetë. Edhe pse jetojnë larg, Angela në SHBA dhe vëllai në Zvicër pranë nënës, ata janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, siç i shihni dhe në një nga fotot që kanë shkrepur gjatë udhëtimit në Rumani, vendi ku është rritur bashkëshorti i Angelas, një producent filmash. Pak kohë më parë Blerti kaloi pushimet së bashku me çiftin në ishullin Mikonos. Por përveç jetës super luksoze të Angelës, edhe Blerti nga ana tjetër reklamon jetën përrallore. Ai poston herë pas herë foto përqark botës ku shpenzon para si sheik për të shijuar resortet më të shtrenjta nga Rusia e deri në Kinë.