“Shes burrë të përdorur. Çmimi 18€ i diskutueshëm. Nuk pranohen kthime”
E acaruar nga bashkëjetesa, një 40-vjeçare ka vendosur të nxjerrë në shitje në Ebay bashkëshortin e saj, për një shumë modeste prej 18 eurosh. E negociueshme.
Ndodhi në Hamburg të Gjermanisë, siç raportohet nga Berliner Morgenpost për të cilën gruaja tha se kishte marrë disa përgjigje për njoftimin e saj.
“Njoftimi shkoi shumë mirë, unë pata një përgjigje shumë pozitive”, tha gruaja e zbavitur nga suksesi i rrengut që i luajti bashkëshortit të saj.
“Në një moment nuk ia dilja dot më me të”, tha dyzet vjeçarja për gazetën gjermane, duke iu referuar bashkëshortit të saj, me të cilin është e martuar për shtatë vitesh.
“Thjesht kuptova se nuk përputhemi më: me kënaqësi heq dorë nga burri im. Kthimet nuk lejohen. Kërkesat duhet të dërgohen me e-mail”, ka shkruar ajo në njoftimin e publikuar në internet.
Titulli i postimit flet vetë: “Shes burrë të përdorur. Tërheqja është e mundur edhe sot, ndaj mund ta provoni menjëherë nesër”, më pas specifikuar çmimi: 18 euro i diskutueshëm. Njoftimi u anulua të nesërmen.