Sherri te Çajupi/ Mësuesja e letërsisë solli plot 7 persona për t’u sqaruar me kolegen e saj, mësuesen e historisë. Arsyeja? Për motive banale

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot pranë shkollës “Andon Zako Çajupi”, ku disa persona janë përleshur mes tyre dhe më pas situata ka degraduar.

Mësohet se mosmarrëveshja fillimisht ka nisur midis dy mësueseve dhe ka përfunduar në përdorimin e d h unës dhe të arm ëve.

Një kolege e dy mësueseve ka pohuar se debati midis tyre ka qenë për motive banale ku ishin përfshirë shtetasja me inicialet E.Q., mësuese Letërsie dhe shtetasja me inicialet D.T., që jepte lëndën e Historisë.

Sipas dëshmisë së mësueses, kolegia e saj e Letërsisë nuk e kishte lënë debatin me kaq, pasi ditën e sotme kishte dërguar para shkollës 7 familjarë të saj, që sipas saj thuhet se kanë qenë të arm atosur dhe se ishin futur në ambjentet e shkollës ku ndërkohë zhvillohej mësimi Ndërkohë, sipas saj, mësuesja e Historisë nuk ishte lejuar që të futej në mësim nga këta persona, ndërsa ata thuhet se e kanë kërc ënuar dhe se kanë kërkuar që ajo të sillte familjarë për sqarim.

Sipas dëshmisë, e cila thotë se ka qenë në dijeni të arsyes së debatit, një familjar i mësueses që po kërcë nohej nga 7 persona ka kaluar aty rastësisht teksa ka parë të gjithë skenën. Pasi kanë shkëmbyer fjalë dhe kanë patur debate verbale sherri ka degjeneruar në përdorimin e dhu nës, ku janë përdorur sende të forta dhe më pas edhe armë.