Sherri në ekran/ Denis Dyrnjaja i kthehet Arian Çanit: “Kur erdhe nga Gjirokastra haje patate të skuqura” (Video)

Gazetarët Arian Çani dhe Denis Dyrnjaja janë përplasur në studion e “360 Gradë”, gjatë një debati televiziv të enjten në mbrëmje. Ky i fundit i ka kujtuar Arian Çanit kohën kur erdhi nga Gjirokastra dhe ishte ende duke kërkuar punë.

Më poshtë debati:
Arian Çani: Nuk po të ofendoj! Argumentet e tua janë tërësisht naive. Ti je infantil. Ti je mësuar të japësh vetëm lajmet dhe thjesht dëgjon ç’thonë lajmet.
Denis Dyrnjaja: Kur jepja unë lajmet, ti haje patate të skuqura me salçiçe tek Koha Jonë, se kishe ardhur nga Gjirokastra. Mos të kalojmë në personale.
Arian Çani: Unë nuk të fyeva. Ti je kalama përpara meje.
Denis Dyrnjaja: Kur kam bërë unë lajme, ti ishe për një copë picë.
Arian Çani: Je fëminor dhe je edhe debil. Ti je idiot.

Denis-Dyrnjaja-1