‘Sherri’ mes Xhoanës dhe Uedës, Olti Curri: Ishte shumë i shëmtuar!
Gjysmëfinalja e Love Island Albania, po transmetohet Live në Televizionin Klan nën drejtimin e Luana Vjollcës. Opinionisti Olti Curri ka komentuar ‘prank-un’ që Xhoana dhe Ueda i bënë Arlindit. Ai e ka quajtuar atë të shëmtuar.
Pjesë nga biseda:
Olti: Xhoana më duket sikur i është sulur Uedas dhe nuk ia fal dot vetes. ‘Prank’-u nuk më pëlqeu shumë. Unë kamë përshtypjen se ju e keni aftësinë për të realizuar një ‘prank’ më të bukur, pse nuk bëtë një ‘prank’ me puthje, por me dhunë. Ishte një shaka bazike dhe e shqetësoi pak publikun.
Xhoana: Mendoja se të puthja Arlindin nuk do të ishte një ‘prank’ i bukur, sepse jam cilësuar si një vajzë që e kam puthur me zor. Nuk e menduam kaq gjatë.
Olti: Nga ky ‘prank’ më e dëmtuara ke qenë ti, kjo gjë të paralizoi ty./Love Island Albania