Sherri mes çiftit të biznesmenëve, arrestohet në spital burri! Policia jep detajet si ka ndodhur ngjarja
Policia e Kavajës ka vënë në pranga Kastriot Demën, i cili dyshohet se ka plagosur me thikë partneren e tij italiane, Carlota Dossena me të cilën është në prag ndarjeje.
Ndërkohë që Policia njofton se janë proceduar dhe dy persona të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë gjatë konfliktit.
Konflikti mes çiftit në proces divorci, dyshohet se ka nisur për pronësinë e restorantit. Gruaja e cila u lëndua lehtë në dorë pretendon se është plagosur nga Dema, ndërsa ky i fundit edhe vetë është shtruar në spital, për shkak se pretendon se është dhunuar nga kuzhinieri i lokalit.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. D., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” gjatë një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij e cila u pajis me Urdhër të Menjëhershëm të Mbrojtjes.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit G. B dhe F. V., pasi kanë ndërhyrë gjatë konfliktit nëpërmjet shtetasve të lartpërmendur duke goditur shtetasin K. D., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Deshmia e 32-vjecarit: Më sulmoi kuzhinieri i saj, i hoqa thikën
“Në 2 të natës dëgjoj emrin tim. O Kastriot do të bëj këtë, do të bëj atë duke më sharë. Kuzhinieri, punëtori i ishbashkëshortes, hipën në ballkon dhe çan derën. Dal nga dera dhe sa dola ishte Carlota dhe ky tjetri, me çelës papagall dhe thikë. Thikën ia hoqa nga duart dhe u largova. U lirova dhe ika te babai, pastaj nuk mbaj më mend”, shprehet Kastriot Dema per News24.