Sherri me Stresin, Noizy flet për personin e plagosur rëndë para disa vitesh
Noizy foli për herë të parë në Euronews Albania për një plagosje që ka ndodhur vite më parë.
Sipas tij fansat e dy grupeve ku bënin pjesë Noizy dhe sot miku i tij, Stresi, janë zënë duke degraduar deri në përplasje fizike.
Fatkeqësisht njëri prej djemve, fans i Stresit është plagosur rëndë. Noizy u shpreh se në atë gjendje nuk do donte të shihte as armikun më të madh.
“Është për të ardhur keq,” – tha ai, ndërsa shtoi se të tilla gjëra nuk do i donte në biografinë e tij.
Fajin për gjithçka ja vuri moshës, duke argumentuar se sot është njeri tjetër dhe gjërat mes kolegëve janë qetësuar plotësisht.