Sherr me të dashurin në mes të rrugës, vajza e Michael Jackson sqaron skenat skandaloze (FOTO)

Vajza e Michael Jackson, Paris është fotografuar nga mediat e huaja teksa debaton me të dashurin e saj, Gabriel Glenn, në mes të rrugës.

Paris-Jackson-2

Në fotografitë e publikuara ditën e sotme, 20-vjeçarja shfaqet duke pirë dhe festuar në një lokal në New Orleans, dy muaj pas rehabilitimit për abuzimin me alkoolin dhe çështjet e shëndetit mendor.

Paris-Jackson-3

Lidhur me lajmet që janë shkruar për të ka reaguar menjëherë vetë Paris në rrjetin social “Twitter”, duke i hedhur poshtë thashethemet se kishte pasur një sherr të madh me Gabriel.

Në postimin e saj, modelja sqaron se ata thjesht po aktronin një skenë ndarjeje të trishtë filmi nga Saturday Night Live’s “The Californians”.

Paris-Jackson-4

“Unë dhe i dashuri im aktruam “The Californians” nga SNL, thjesht për argëtimin me miqtë tanë, dhe paparacët u gjendën aty për të bërë foto dhe  gjithçka duket si një skenë ndarëse në një film të trishtë dramë. O Zoti im”, shkruan 20-vjeçarja në “Twitter”.

Paris-Jackson-5

Më pas ajo vijon duke thënë se ka “të njëjtën busull morali si babai i saj, por jo nivelin e durimit”.

Ndërkohë kujtojmë se pak kohë më parë, Paris i doli në mbrojtje të atit pas dokumentarit që akuzonte Michael Jackson për abuzim seksual me të mitur.

Paris-Jackson-6